Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gati çdo të shtunë është i ftuari i programit të mëngjesit në televizionin serb Tv Prva, ku ka hapësirën të predikoj për tema të ndryshme. Këtë herë tha se brenga e tij më madhe tani është temat e bisedimeve në Washington e Bruksel, që është Kosova.
“Bisedimet në Washington do të mbahen me 3 ose 4 shtator, pasi ekziston mundësia që do të vijë edhe Presidenti Trump. Nuk po shkojmë atje për piknik e biseda të lehta, shqiptarët nuk duan të flasin për ekonominë. Për ne nuk është problem të flasim për çfarëdo. Nëse na ofrojnë të pranojmë Kosovën në këmbim të integrimeve euro-atlantike, jo faleminderit. Jam i gatshëm, i përgatitur e gjatë gjithë jetës luftoj, gjithsesi do të jetë vështirë.”
Me gjithë shqetësimin e Vucic ai përsëri konsideron se administrata e Trump sillet ndaj Serbisë me më shumë respekt sesa presidentët e kaluar.
“Ne arritëm të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, e kjo nuk ishte pozita në të cilën ishin në vitet e 90’ta. Ne nuk kemi asin nën mëngë, duhet të kujdesemi për të ardhmërinë e vendit, popullatën tonë në Kosovë e Metohi dhe duhet të jemi ata që gjithmonë kujdesen për të gjithë banorët e Serbisë. Është interes i yni vital të ruajmë paqen” tha Vuçiq.
Presidenti serb megjithatë shton se Beogradi nuk ka shumë hapësirë të jetë i kënaqur e gëzuar në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. Siç tha pasi ishte humbur pjesërisht lufta në vitin 1999, ishte nënshkruar edhe kapitullimi i pjesshëm e nuk mund të themi që kjo nuk do të ketë asnjë pasojë