Në prag të ndeshjes së madhe Kosovë – Angli, kryeqyteti është mbushur me tifozë anglez të cilët kanë mbërritur në Prishtinë për ta para nga afër kombëtaren e tyre, shkruan Gazeta inFokus.
Ata që nga mëngjesi i së shtunës kanë nisur festën neper lokale të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës.
Gazeta inFokus sot gjatë ditë ka takuar disa nga këta tifozë të cilët po kënaqën në Kosovë.
Ata janë pyetur nga inFokusi se cilat janë dy gjërat që po iu pëlqejnë me së shumti në Kosovë, e disa prej tyre pa hezituar fare janë përgjigjur se “Birrat edhe femra janë shumë të bukura në shteti tuaj”.
Kujtojmë se dueli Kosovë –Angli zhvillohet nesër nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Gazeta inFokus/