Biografia e Kandidatit për Kryetar të Klinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Prof. Dr. Dr. Lulzim Dragidella
U lind më 02.12.1969 në fshatin Gremnik dhe banon në fshatin Zajm të Klinës. Ka përfunduar studimet universitare të Pedagogjisë Sociale dhe të Punës Sociale në Gjermani dhe Angli. Profesor Lulzimi, ka doktoruar në fushën e Sociologjisë, Shkencave Politike dhe të Shkencave Arsimore në Sllovaki, Poloni dhe Gjermani.
Ai, ka përvojë të gjatë profesionale në institucione të ndryshme sociale në Gjermani, si dhe një përvojë të gjatë në fushën akademike si Profesor i Punës Sociale në universitete të ndryshme në Gjermani dhe në Kosovë.
Ai, ka dhënë kontribut të veçantë në themelimin e Departamentit të Punës Sociale në vitin 2012 në Kosovë (për herë të parë në historinë e Kosovës ofrohen studimet e punës sociale), ku mbi 8 vite e ka udhëhequr Departamentin e Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Aktualisht ai mban titullin e Profesorit në Universitetin e Prishtinës, si dhe titullin e Profesorit të dhënë nga Ministria e Shkencës e Landit Hessen në Gjermani.
Nga viti 2009 i licensuar si interpret dhe përkthyes për gjuhën shqipe dhe atë serbe pranë Gjykatës së Qarkut në Heilbronn.
Nga viti 2019 fillon angazhimin aktiv në LVV për të kontribuar në ndryshimin pozitiv.
Si Kryetar i Komunës së Klinës do të angazhohet për kthimin e drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë në Komunë.
Kthimi i shpresës tek gjeneratat e reja, si dhe besimin në institucionet komunale dhe ofrimin e kushteve kornizë për investime të jashtme në Komunë, si mundësi e luftimit të papunësisë dhe ikjes së fuqisë punëtore nga vendi. Veçanërisht do të angazhohet në përkrahjen e shtresave të cenueshme të shoqërisë.