Kryetari Zenun Elezaj, sot ka emëruar drejtor të Administratës Binak Sylajn. Për Binakin ky është mandati i dytë si drejtor i Administratës, ku për katër vite sipas Elezajt ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe përfomancë të lartë.
“Binaki me profesion është inxhinier i teknologjisë, ndërsa ka përvojë të gjatë në jetën politike në Klinë që nga vitet 1990.
Për disa vite ka qenë këshilltar për punësim në MMPS, zyra e punësimit në Klinë e pastaj edhe përgjegjës për Zyrën e Punësimit në Klinë. Nga viti 2007 deri në vitin 2013 ka qenë anëtar i kuvendit të komunës së Klinës, kurse nga viti 2018 drejtor i Administratës, pozitë që do ta vazhdojë edhe për katër vite të tjera.
Urime, Binak!
Na priftë e mbara!”, shkruan i pari i Klinës.