Ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë. Ai pritet nga kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Gjatë pritjes nga kreu i shtetit Clinton edhe do të dekorohet. Kjo është vizita e dytë e tij në Kosovë.
Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin e më tejmë ndaj shqiptarëve
Siç bën të ditur Zyra e Kryetarit të Kosovës, Clinton do të pritet nga Thaçi në orën 15:00. Pas takimit ata do të deklarohen edhe para medieve. Clinton sot viziton Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit, bashkë me gruan e tij Hillary Clinton, ish-sekretare e SHBA-së dhe ish-kandidate për kryetare.