Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 73 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 64 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para
Nga ky numër, 1 mijë e 707 janë shëruar, kurse 55 të tjerë kanë vdekur.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 302.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 745 raste, 5 prej tyre kanë humbur betejën.
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 348 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 12 viktima, ndërsa ka 301 raste të konfirmuara pozitive.