Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Kështu, numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 377 raste që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 55 mijë e 513 persona që nga fillimi i pandemisë.
IKSHPK njoftoi edhe për edhe 144 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 877.
E gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 6 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 574 numrin e viktimave.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 4 mijë e 503 raste, 71 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.
Pastaj vjen komuna e Gjilanit, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 949 të infektuar, 32 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.