Treni dita e ditës po përdoret më pak për udhëtim nga qytetarët e Kosovës.
Këtë e dëshmojnë edhe statistikat e publikuara nga ASK sa i përket transportit hekurudhor për vitet e fundit, transmeton Indeksonline.
Gjatë vitit 2019, mbi 121 mijë persona shfrytëzuan trenin si mjet për udhëtim.
Nëse e krahasojmë me vitin 2018-të, atëherë po kemi rritje për afro 1 mijë persona.
Por, nëse bëjmë krahasime me vitin 2017-të, kemi rënie drastike të përdorimit të trenit si mjet për udhëtim.
Para dy viteve, sipas statistikave nga ASK, trenin e përdorën mbi 156 mijë njerëz. Kurse në vitin 2013, 369 mijë njerëz udhëtuan me tren.
Përdorimi i autobusëve dhe i veturave ka bërë që dita e ditës treni të përdorët më pak./