Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 97 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19.Kjo shifër shënon edhe një rënie të lehtë të pacientëve me Covid në këtë spital.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 68 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,531 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.