Ka disa ditë që në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, numri i pacientëve që po trajtohen me COVID-19 është në rënie. Kështu bëhet e ditur në raportin e spitalit, në të cilin thuhet se 32 pacientë janë aktualisht duke u trajtuar me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 19 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej tyre 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë që është në rënie. Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacient janë shëruar nga Covid-19. Aktualisht po trajtohen 32 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
245 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,462 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 129 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 91 Rëntgena, 21 EHO dhe 17 CT-ja.