Bie një person nga ballkoni në Pejë, është në rrezik për jetën

Një person, mashkull ka rënë nga ballkoni i ndërtesës në Pejë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sot rreth orës 12: 50 policia është njoftuar nga një qytetar ku ka pranuar se në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pëjë është parë i shtrirë në trotuar një person mashkull. Patrolla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para dyshohet se është hedhur nga ballkoni i ndërtesës me lëndime seroze, ndërsa është dërguar në emergjencë në spitalin e Pejës”, tha Gashi