Disa pjesë të ueb-sajtit të Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale me seli në Hagë kanë rënë nga sistemi.
Gjatë gjithë ditës së sotme, ueb-sajti i Speciales sot ka pasur probleme në qasje.
Sektori i dokumenteve publike nga seancat dëgjimore sot ka rënë nga sistemi.
Më herët gjatë ditës, probleme ka pasur edhe ballina kryesore e këtij sajti e cila kishte rënë po ashtu nga sistemi.
Nuk dihet nëse këto probleme janë normale, apo po përgatitet lëshimi i ndonjë komunikate apo njoftimi lidhur me vendimin për ndonjë aktakuzë.