Mëngjesin e sotëm ka rënë nga funksioni njësia B2 prodhuese për energji elektrike në Kosovë.
Menjëherë pas rënies, ekipet e eksperteve të Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke e sanuar prishjen në mënyrë që të kthehet sa më parë në funksion.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha për Insajderin se prishja ka ndodhur për shkak të rrjedhjes në kalldajë dhe si pasojë është ndalur për riparim.
“Njësia B2 për shkak te rrjedhjes në kaldaje është ndal për riparim. Ekipet e eksperteve të KEK janë duke e sajuar dhe pritet te kthehet në sistem nesër” tha ai.
Nga kjo prishje nuk do të ketë reduktime pasi që Bucolli bëri të ditur sasinë që e prodhon kjo njësi është duke u siguruar nga importi.