Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.72 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 22/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.