Presidenti amerikan, Joe Biden ia ka përmendur Kosovën presidentit serb në një letër të dërguar me rastin e ditës së shtetit të Serbisë.
Në letër, Biden i ka thënë homologut serb se aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen nga normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të cilat “bazohen në njohje reciproke”.
Biden i ka thënë Vuçiqit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.
“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.