Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së fundit në Beograd, në pritjen ceremoniale, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk ishte përkulur para flamurit serb.
Ky veprim i Biden, që atë kohë ishte zëvendës president, kishte ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.
Ndërkaq, udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit të flamurit, pas kalimit nëpër tepihun e kuq para gardës ushtarake të Serbisë, të ndalet para flamurit serb dhe kërkohet që ta përkul kokën.
Në rastin e Biden-it, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë është ndalur për ta respektuar këtë flamur.
Parakalimin e Biden me Vuçiq mund mund ta ndiqni prej sekondës 25, njofton Telegrafi.