Kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, pati sot një takim me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë dhe Gurrakoc. Takimi, i cili u organizua nga kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së në Istog, znj. Fikrije Shala, ishte një mundësi për diskutime të rëndësishme për forcimin e zërit të grave në politikë dhe shoqëri.
Në fjalën e tij, Mulaj theksoi rëndësinë e kontributit të grave në shoqëri, duke i konsideruar ato si shtyllat e familjeve dhe forcat e së ardhmes së Kosovës. Ai po ashtu shprehu bindjen e tij se LDK ka programin më të mirë zgjedhor, me një vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor dhe shtetin e së drejtës.