Besim Mulaj: Propozim për t’ia ndërruar emrin Urës së Saradranit pas pensionimit të Kurtit

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka propozuar që, pas përfundimit të mandatit të kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt, emri i Urës së Saradranit të ndryshohet për të reflektuar kontributin e tij.

“Pas 9 shkurtit, kur Kurti të shkojë në pension, si deputet i ardhshëm do propozoj që kjo urë të mos quhet më ura e Saradranit, por ‘Ura e Kryeministrit Kurti’. Një urë për katër vite. Ky është sukses, se jo mahi!” – deklaroi Mulaj me ironi.