Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka vazhduar fushatën elektorale me një vizitë në Vrellën heroike, pas një tubimi madhështor në Uçë. Në odën mikpritëse të Malush Ramë Dreshajt, Mulaj dhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati, diskutuan për sfidat dhe vizionin për të ardhmen me banorët e fshatit.
“Takimet e ngrohta me njerëz punëtorë dhe të palëkundur në besimin e tyre për një Kosovë më të mirë na japin energji dhe frymëzim. Bashkë, mund të sjellim ndryshimin e nevojshëm,” tha Mulaj, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai nënvizoi rëndësinë e çdo vote për të sjellë një të ardhme më të mirë për komunën e Istogut dhe për gjithë Kosovën. “Pa besim, s’ka ndryshim! Fitorja e LDK-së është fitorja e të gjithë neve,” theksoi Mulaj, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.