Dr.Sci. Besim Mulaj kandidati në listën e LDK me numrin 79, përmes një postimi në FB ka treguar për pritjen madhështore që ju bë LDK-së në Gjakovë.
Ky është postimi i Mulajt:
Turneu i Ndryshimit #Lumir2025 në Gjakovë.
Sot, në turneun e ndryshimit #Lumir2025 u pritëm në Gjakovë, ku u shfaq një entuziazëm i jashtëzakonshëm nga qytetarët e kësaj komune. Ishte një takim i ngrohtë e plotë energji, ku shpresa dhe besimi për një të ardhme më të mirë ndjehej në çdo bisedë.
Gjakova është vendi i akademik Fehmi Aganit, profesor Bardhyl Qaushit dhe kryetarit Aqif Shehu — figura që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Ata ishin bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Sot, më shumë se kurrë, Gjakova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për një vizion të qartë dhe një drejtim të sigurt drejt zhvillimit dhe përparimit. Për të nderuar trashëgiminë e këtyre burrave të mëdhenj dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë, prandaj le të bashkohemi dhe ta mbështesim LDK-në, sepse rrugën e bëjmë bashkë.