Besim Mulaj, Kandidat i LDK për Deputet, viziton bizneset në Istog: Mbështetje dhe angazhime për zhvillimin ekonomik

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka realizuar një vizitë frymëzuese në disa prej bizneseve më të suksesshme në komunën e Istogut.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

I shoqëruar nga kandidatët tjerë për deputet, kryetari i nëndegës së LDK-së në Istog, Driton Alihajdari, dhe asambleistja Liridona Lajqi, Mulaj ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në zhvillimin ekonomik dhe promovimin e produkteve vendore në tregjet evropiane.

Vizita nisi me kompanitë Agroproduct Shpk dhe Blif, të cilat eksportojnë produkte të Istogut jashtë vendit dhe vazhdoi me Mire Bytyqin, sipërmarrëse e suksesshme në industrinë e tekstilit. Mulaj gjithashtu vizitoi familjet Demiraj, Januzaj dhe Arifaj, të njohura për kultivimin e peshkut sipas standardeve evropiane, si dhe vëllezërit Bytyqi, që ofrojnë shërbime të pastrimit të makinave në qendër të qytetit.

Në përfundim të vizitës, Besim Mulaj u zotua se si deputet do të ketë në fokus të veçantë mbështetjen për bizneset lokale dhe zhvillimin ekonomik. Programi i tij përfshin:
• Përkrahje të vazhdueshme për bizneset
• Rritje të subvencioneve për bizneset dhe sektorët bujqësorë
• Krijimin e zonës ekonomike në Istog
• Uljen e TVSH-së në 8%, si pjesë e një nisme të qeverisë Hoti që ende pret finalizimin

“Biznesi është prioritet mbi prioritetet e mia. Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm, dhe së bashku do ta çojmë përpara,” deklaroi Mulaj.

Fushata e tij mbështetet nga mesazhet për ndryshim dhe zhvillim, me qëllimin për të fuqizuar bizneset si shtyllë kryesore e ekonomisë lokale dhe kombëtare.