Besim Mulaj: Frymëzim nga të rinjtë e Istogut dhe angazhim për një arsim më të mirë

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), së bashku me kandidatët Lisa Rugovën dhe Dr. Serbezen, në prani të kryetarit të komunës së Istogut, Ilir Ferati, morën pjesë në ceremoninë e ditës së shkollës fillore “Bajram Curri” në Istog.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Në një atmosferë plot kreativitet dhe frymëzim, nxënësit e shkollës paraqitën një program festiv të përgatitur me përkushtim, duke demonstruar talentin dhe energjinë e tyre të jashtëzakonshme. Kandidatët patën rastin të bisedojnë nga afër me mësimdhënësit, duke dëgjuar sfidat dhe nevojat për përmirësimin e kushteve në arsim.

Mulaj shprehu përkushtimin e LDK-së për mbështetjen e mësimdhënësve, duke përmendur vendimin për zbatimin e koeficientit 150 që do të realizohet në javën e parë të qeverisjes, si një hap konkret për të përmirësuar sistemin arsimor dhe statusin e arsimtarëve.

“Kjo vizitë na dha më shumë motivim për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë për brezat e rinj,” u shpreh Mulaj.