Dje, në zyrën e LDK-së në Klinë për vizitë ishin z. Anton Kolaj, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Klinë dhe ish-nënkryetar i LDK-së dhe z. Ismet Krasniqi ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në Olten të Zvicrrës dhe aktivist i palodhshëm i LDK-së.
Ata u pritën nga kandidati ynë për kryetar të komunës së Klinës z. Besim Hoti.
Në këtë takim u diskutua për rrugëtimin e LDK-së nëpër vite dhe për fushatën zgjedhore që po bëhet për zgjedhjet e 17 tetorit dhe ofruan mbështetjen e tyre të palëkundshme.
“Theksuan se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e LDK, dega në Klinë.