Sot ka ndërruar jetë veprimtari i palodhshëm dhe atdhetari i madh Valdet Berisha.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti përmes një postimi në FB ka shprehur dhimbjen, teksa ka çmuar lartë kontributin që ka dhënë Berisha në dhe paqe.
Ky është postimi i Hotit:
Më dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Veprimtarit dhe atdhetarit Valdet Berisha nga Gjurgjeviku i Madh.
Valdeti ishte njeri i urtë, veprimtar i palodhshëm i çështjes Kombetare. Qysh në fillim të viteve të 90-ta Valdeti merrte pjesë në çdo aktivitet kulturor, sportiv dhe politik në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Në luftë Valdeti u rreshtua në radhët e UÇK-së. Mbas lufte Valdeti merr pjesë anktive në çdo ngjarje të rëndësishme kulturore e artistike në Komunën e Klinës dhe me gjerë. Punoj si gazetar dhe kontribut të jashtzakonshëm dha në shënimin e ngjarjeve historike sidomos të përiudhes së Luftës së UÇK-së dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme në periudha të ndryshme kohore.
Valdeti gëzonte një respekt të veçant nga qytetarët e Klinës e sidomos nga familjet e dëshmorëve, martirëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta e UÇK-së.
Klinës dhe gjithë qytetarëve të saj do na mungon zëri i ëmbel i moderatorit, veprimtarit të palodhshëm të çështjes kombetare, atdhetarit të madh, Gazetarit dhe Veteranit të UÇK-së.
Lavdi jetës dhe veprës së Valdet Berishes!
Klinë, 1 maj 2021