Kandidati për kryetar të Klinës, nga radhët e LDK-së, Besim Hoti dhe Fadil Gashi, ish-kryetar i degës së LDK-së në këtë Komunë, vizituan OVL UÇK-në, ku u mirëpritën nga kryetari Hajdin Balaj.
Hoti dhe Gashi i dhanë mbështetje OVL UÇK-së, dega në Klinë, derisa ky takim ishte mjaftë i hapur.
Edhe nga OVL UÇK u shprehën optimist që cilado parti që qeveris më Klinën, do t’i përkrahin dhe ta dëgjojnë zërin e veteranit të luftës.