Besarta historike, me postim prekës nga vendi ku u shkrua historia

Besarta Jashari, vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari në përfundimin e manifestimit tradicional në kuadër të Epopesë së UÇK-së “Nata e Zjarreve” në Prekaz ka thënë se dita kur i humbi anëtarët e familjes ishte ajo ditë që zjarri i Kullës u bë zjarrë për pushtuesin dhe shkëndi lirie për Kosovën.

E mbijetuara e vetme nga ofenziva serbe né Prekaz të Skenderajt ka thënë se ajo nuk është vetëm.

“E kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.

Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.

Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Betejën e 5, 6 dhe 7 Marsit, e nisën Fitimi e Besimi, duke ndezë flakën e lirisë e cila ndriçoj rrugën e UÇK-së deri në liri…

Plumbin e fundit e shtiu në forcat serbe vet Kushtrimi… edhe Kushtrimi i balit Adem më la.

NGELA VETËM APO JO?!

Isha e rrethuar me zjarrë e tym, më shoqëronin motrat e çikat e axhallarëve – por ato nuk flisnin, as nana nuk më fliste… dikur tymi u largua… dhe e pashë dhe u binda se

NGELA VETËM.

As Blerina nuk ishte me mua më… si asnjëherë më parë kisha nevojë të zgjohesha nga ëndrra, por ajo nuk ishte ëndërr… së paku kisha nevojë, për një njëri që t’më gënjejte ëmbel… e kotë

NGELA VETËM

Pa asnjë frikë, krenare me Jasharët e mij ecja rrugës nga shtëpia drejtë fabrikës së municioneve që dikur ishte rruga ime për në shkollë… i pashë serbët, ishin të trishtuar, si duket plumbi i babës Shaban, balit Adem e babushit kishin shpaguar breza e breza.

Dhe kështu, ishte ajo ditë që zjarri i Kullës tonë u bë zjarrë për pushtuesin dhe shkëndi lirie për ne.

ÇDO GJË FILLOJ TË KISHTE KUPTIM

Besimi e Fitimi e nisën, sepse besonim të fitonim, ndërsa Kushtrimit e mbyli betejën e u bë kushtrim gjithëkombëtar për liri.

Atëherë edhe pushoj kënga “për mëmëdheun” e nisi “marrshi i UÇK-së”

SOT

Nuk jam vetëm, e kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.

Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.

Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë.

Urime festën e lavdisë kombëtare
Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

E juaja,
Besarta