Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot pati një të dielë relaksuese.
Ai një pjesë të ditës e kaloi në fshatin Aqarevë, ku u prit nga banorët me këngë patriotike e çiftelia.
Përmes një postimi e disa imazheve të publikuara në FB, Jashari shkruan:
Një ndejë vëllazërore në lagjen Rrahmani, në Aqarevë.
Bisedë e lirë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë të përbashkët.
Një falënderim të veçantë për mikpritjen dhe bisedat e fryetshme që bëmë së bashku.
Çdo herë i juaji, në shërbimin tuaj!