Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka tërhequr paralele në mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin në aspektin e fizikut dhe sporteve luftarake.
Berisha në emisionin ‘Wake UP’ në Top Chanel ka thënë se sikur Putini të ishte më i ri, do t’ia ipte, siç shprehet ai, veshët në dorë.
Nëse krahasohem me Putinin, ai është i vjetër, sepse sikur të ishte më i ri, ia kisha dhënë veshët në dorë, e kisha rreh shuplaka. Putinin nuk e shoh si pretendent apo si një person që mundet me garu me mua. Pra, nuk e llogariti fare, jo si njeri, por është rus dhe unë personalisht rusët nuk i parapëlqej”, ka thënë Berisha.