Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, sot e prezantoi aderimin e radhës në (AAK), profesorin e nderuar të shumë kolegjeve private prof. Fehmi Sogojeva.
Fehmiu jeton në Prishtinë, ka të përfunduar Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Emergjencave, si dhe ka ushtruar profesionin e Inspektorit në KEK.
“Jam i nderuar që profesionist të fushave të ndryshme po i besojnë konceptit 100% shtet.
Së bashku do të ndërtojmë shtetin me konceptin për të ardhmen”, tha Bekë Berisha.