Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka gjuajtur disa akuza në drejtim të liderit të LDK-së, Isa Mustafës. Në emisionin Frontal në Televizionin T7 ai e ka quajtur Mustafën ‘plak të sistemit Jugosllav’, raporton Gazeta Express.
“Një plak i një sistemi Jugosllav arriti me e zhvesh një djal të ri prej çdo parimi. I ka do vjet nuk është keq, ka fmi”, kështu iu referua Mustafës dhe Kurtit, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i pyetur për negociatat për koalicionin.
Ai thotë se për të është version i keq nëse Mustafa bëhet president.
“Isa Mustafën e përkrahin ata që mendojnë si ai, ka mundësi shumë, versioni i keq për mu mund të jetë i vërtetë për Kosovën.
Kjo varet prej marrëveshjes së koalicionit, për mu nuk besoj që ish kanë mirë nëse po thojmë që duhet me pas shpresë nuk është mirë me një njeri që 5 sisteme i ka kalu e tash po do me u bë edhe president”, thotë ai.
Berisha ka deklaruar se në ditën e seancës ka biseduar në Kuvend me Vjosa Osmanin, mirëpo, shton se ajo nuk i ka kërkuar votën.
“Ne takohemi me të gjithë nuk e ka kërku votën tonë, i urojmë sukses, janë biseda të zakonshme. Nëse do të kërkonte votën, kisha diskutu me të, mirëpo, nuk e ka kërkuar”, ka deklaruar ai, teksa e ka kritikuar Osmanin për fotografinë e presidentit.
“Besoj që i kanë dhënë shpjegimet vet, unë s’kisha ba ksi ekstreme, Hashim Thaçi është president i Kosovës, le të kenë kujdes më këtë sepse janë shembuj të këqij”, thotë Berisha.