Valon Behrami është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës.
Behrami për këtë largim është shfaqur shumë i pakënaqur dhe fajtor sipas tij është trajneri Vladimit Petkoviç.
Për këtë Valoni ka folur për gazetën prestigjioze zvicerane “Blick”.
Ai ka shpjeguar se para largimit ai ka folur për një kohë të shkurtër me trajnerin, duke e quajtur largim të turpshëm.
“Kam folur vetëm 3 minuta, ndoshta 3 minuta e 20 sekonda. Ai më tha ‘Valon dua të bëjmë ndryshime gjenerate’. Dhe çfarë ndryshimi bëri, ishim vetëm unë dhe Blerimi që u larguam”.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, theksoi se ai nuk u pyet fare lidhur me largimin.
Behrami thotë se ai u largua nga trajneri kokë më vete.
“A kështu ndryshohet gjenerata? Ai nuk me pyeti fare për mendimin tim, nuk më pyeti nëse jam gati për të vazhduar dhe çfarë mendoj për të ardhmen, sidomos pas Kupës së Botës ku kishim një performancë të mirë”, ka thënë Behrami i cili në pyetjen e gazetarit nëse është takuar më me trajnerin pas asaj situate është përgjigjur shkurt.
Veq tij nga Zvicra u largua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Blerim Xhemajli.