Nga sot operimet gjinekologjike si edhe lindjet cezariane do të bëhen në sallën e Repartin Gjinekologjik Obstetrik dhe pacientet të gjitha shërbimet do t’i kryejnë në këtë repart pa pasur nevojë të shkojnë në bllokun operativ si deri tani.
Ky hap i rëndësishëm është një përparim i madh për kujdesin shëndetësor që ofrojmë, duke siguruar kështu kushte optimale për trajtimin dhe kujdesin e grave në nevojë. Salla e re është e pajisur dhe është e dizajnuar për të përmbushur gjitha standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit.
Jemi të përkushtuar të vazhdojmë të avancojmë në misionin tonë për të ofruar kujdes shëndetësor të nivelit të lartë për të gjitha pacientet tona.