Në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ilir Merturi, Vesel Avdyli dhe Naim Gashi, së bashku me 21 dëshmorë të tjerë dhe më 9 martirë në Rogovë të Hasit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fadil Gashi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të Komunës, Komandanti i Policisë në Klinë, përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së si dhe qytetarë dhe familjarë të ndjerëve, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.
Për të nderuar veprën heroike të këtyre dëshmorëve të kombit, Komuna e Klinës sot ka organizuar manifestim përkujtimor e kulturor “Flaka e Janarit”, i cili organizohet në bashkërendim të manifestimit qendror që i kushtohet veprimtarëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.