Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka kërkuar Greqisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Këtë kërkesë, kreu i shtetit shqiptar ia bëri kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi që pati me të në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e djeshëm samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor.
Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi frymën e re të bashkëpunimit të Qeverisë dhe autoriteteve greke me Kosovën dhe nënvizoi se “Kosova është një realitet politik dhe njohja e pavarësisë së saj do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të presidencës shqiptare.
“Dua të mbroj interesin e shqiptarëve kudo që ata ndodhen”, u shpreh Begaj.
Ata folën edhe për bashkëpunimin ekonomik midis të dyja vendeve dhe mundësitë e investimeve të kapitalit grek në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Shefi i ekzekutivit grek shoqërohej në këtë takim nga kryediplomati Niko Dendias.