BEFASON VV NË KLINË, KUADËR I RI PËR KANDIDAT PËR KLINËN

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur në fitore në zgjedhjet lokale edhe pse sipas tyre ka propagandë të vrazhdë ndaj tyre për të hutuar votuesin me emra të cilët nuk janë kandidatë të vërtetë.

Sipas burimeve tona, një kuadër i ri i cili ka përfunduar shkollimin në SHBA do të jetë kandidat për Kryetar të Komunës së Klinës. Poashtu, VV-ja është duke përgaditur një ekip profesionistësh për Shtabin Zgjedhor dhe listën e Asamblesë. VV-ja është e bindur në fitore në këto zgjedhje.