Alban Dizdari është dënuar me tetë vite burgim për dhënie të ndihmës për kryerjen e veprës penale vrasje.
Ndërsa Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga akuza për vrasjen e dy policëve në Shakovicë të Podujevës.
Trupi gjykues e shpalli Krasniqin të pafajshëm nga ky rast, në mungesë të provave.
Vendimi është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.
Hoti ka njoftuar se, ndër të tjera, Dizdari është liruar për veprën penale vrasje dhe është dënuar vetëm për ndihmë në kryerje të vrasjes meqë Prokuroria e ka ngarkuar gabimisht të pandehurin.
“Pas shqyrtimeve gjyqësore të mbajtura, trupi gjykues me datën 13/09/2023 shpall këtë aktgjykim: Bedri Krasniqi, lirohet nga akuza për pikën 1 dhe 2 pasi nuk është treguar se ka kryer aktet. Lirohet nga shpenzimet e procedurës penale. Alban Bezdari, shpallet fajtor për veprat penale ndihmë për veprën penale vrasje. Gjykata të pandehurin Alban Bizdarin 8 vite, dënim që llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Obligohet për pagimin e shpenzimeve 500 dhe fondin për kompensimin e viktimave shumën prej 100 eurove”, tha Hoti.