Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), së bashku me kandidatin për deputet, Fadil Millaku, dhe kryetarin e degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, zhvilluan një vizitë në disa biznese në këtë qytet.
Gjatë vizitës, ata u ndalën edhe në një kafene në qendër të Klinës, ku diskutuan me pronarë dhe qytetarë mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e klimës së biznesit në komunë.
Diskutimi u përqendrua në nevojën për mbështetje më të madhe ndaj sektorit privat dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Ai premtoi se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga PDK do të krijojë mundësi të reja për rritje ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.