Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka folur për qeverisjet e kaluara dhe për mënyrën se si do të funksionojë Komuna e Mitrovicës gjatë qeverisjes së tij.
Hamza në T7 ka thënë se pjesa dërrmuese e drejtorëve nga qeverisjet e kaluara nuk do ta kenë mundësinë të jenë drejtorë, pavarësisht nga cila parti politike janë.
Hamza shtoi se drejtorët e rinj do të jenë persona me profil të ri dhe persona që nuk kanë pasur probleme me ligjin në asnjë fazë të jetës së tyre
“Te drejtorët, te drejtoreshat nuk kam kompromis, pritje mund të kenë, kërkesa mund të keënë, besoj që pjesa dërrmuese nuk ka mundësi me qenë drejtorë nga qeverisjet e kaluara pavarësisht nga cila parti politike ka qenë. Do të jenë njerëz të ri, me energji, me anën profesionale të duhur dhe njerëz me integritet dhe jo në asnjë fazë të jetës së tyre probleme me ligjin”, tha Hamza.