BE zgjat afatin e mbylljes së kufijve, Shengeni i mbyllur deri më 15 qershor

Bashkimi Europian zgjati deri më 15 qershor afatin e mbylljes së kufijve të brendshëm të zonës Shengen pasi vlerëson se gjendja për shkak të shpërthimit të koronavirusit mbetet e paqëndrueshme.

Nuk ka ende një njoftim të dytë për kufijtë e jashtëm, ndërsa deri tani është lënë si afat shtatori. Komisioni ka rekomanduar gjithashtu izolim 14 ditor në banesë për qytetarët europianë që riatdhesohen.

Komisioni i BE-së ka rekomanduar mbajtjen mbyllur të kufijve dhe lënien në fuqi të kufizimeve deri më 15 qershor pasi gjendja në vendet anëtare për shkak të shpërthimit të koronavirusit mbetet e paqëndrueshme. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit dhe deri tani është zgjatur një herë.

Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE-së dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare si dhe personeli shëndetësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllur në shkallë të gjerë.

Ndërsa disa shtete anëtare i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaron Komisioni./Gazeta Sinjali/

“Masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve brenda bllokut. Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore,” tha Komisionerja e për Punët e Brendshme e BE, Ylva Johansson.

Por komisionerja iu referua vetëm lëvizjes brenda zonës Shengen, ndërsa kufijtë e jashtëm nuk ka asnjë njoftim. Deri tani vetëm drejtuesit e disa kompanive të mëdha ajrore kanë thënë se ato do të hapen në shtator.

Kushdo që hyn në vendet e Bashkimit Europian apo edhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë