Bayerni me fitore të madhe në Paris
Bayerni i ka mbijetuar një fundi të furishëm të PSG-së për fitore të madhe në “Parkun e Princave”. Kampioni gjerman fitoi 1:0 të martën mbrëma ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Bayerni ndeshjen e dytë e luan në shtëpi dhe është në pozitë të mirë për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Sfida është vendosur në minutën e 53-të, kur Kingsley Coman shënoi me një goditje të saktë nga zona.
Vetëm më pas kampioni i Francës, PSG-ja, është hedhur në sulm. Një gol i Kylian Mbappes është anuluar për pozitë jashtë loje, ndërsa kanë provuar edhe Lionel Messi dhe Neymari.
Mbappe është kthyer papritur nga një lëndim dhe është aktivizuar si zëvendësues. Si zakonisht ka bërë dallimin, por pa konkretizim.
Benjamin Pavard i Bayernit është përjashtuar pas kartonit të dytë të verdhë, në minutën e 92-të.
Bayerni në epërsi, shënon Coman
Bayerni ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së.
Për 1:0 shënoi Kinglsey Coman në minutën e 53-të.
Ai shënoi me goditje nga zona, ndërsa edhe intervenimi i portierit të Parisit nuk ishte më i duhuri.
Coman nuk festoi pas golit të shënuar.
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes në Paris
PSG-ja dhe Bayerni po luajnë ndeshje të fortë në “Parkun e Princave”. Por dy skuadrat e mëdha evropiane nuk kanë “prodhuar” gola në pjesën e parë të takimit.
Bayerni ka rrezikuar në fund të pjesës së parë, por portieri i Parisit intervenoi me sukses.