Skuadra e Llapit është mysafir i Dukagjinit të Klinës në duelin e parë për stinorin pranveror në Superligë, shkruan .
Kjo ndeshje i takon gjiros së 18-të, nisë nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë.
Para kësaj ndeshje trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se janë mirë të përgatitur për këtë ndeshje dhe kanë një skuadër më plotë motiv për fitore.
“Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe jemi përgatitur maksimalisht duke e ditur se na pret punë e vështirë. Shpresojë në skuadër dhe në ekip se mundemi me ja dalë, por nuk do të jetë e lehtë, por me angazhim maksimal do t’ia dalim ti marrim tri pik që janë me rëndësi për ne për të qenë në hap me skuadrat e para në tabelë . Kemi një super atmosferë në skuadër dhe një ekip me plotë motiv për fitore”, theksoi Batatina./