Policia e Kosovës një ditë më parë ka bastisur dy institucione financiare paralele në Leposaviq Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e Drejtorisë së Thesarit të Serbisë .
Sipas policisë, bastisja është kryer pas dyshimeve për shpërlarje të parave dhe keqperdorim i autorizimeve ekonomike.
Gjatë bastisjes policia ka sekuestruar para, dollarë, euro, dinarë serb, franga zvicerane, dy shtëpiza të komjuterit si dhe kamera të sigurisë.
Po ashtu në raportin e policisë thuhet se se janë sekuestruar vula si dhe dokumente të ndryshme, të cilat dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.
“Lidhur me rastin, me 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raportin e policisë..