Një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur në Gllarevë të Klinës. KLINA INFO ka raportuar ekskluzvisht nga mëngjesi për këtë aksion ku janë arrestuar disa persona.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se pesë lokacione janë bastisur në këtë aksion, tri shtëpi, një restorant dhe një auto servis i veturave.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës.
Indeksonline e ka kontaktuar Pantinën lidhur me këtë rast.
Në pyetjen e gazetarit për bastisjen e shtëpisë së vëllaut të saj, Pantina ka dhënë këtë përgjigje.
“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment” ka thënë Pantina.
Lajmi se vëllau i Pantinës është në spital, është i vërtetë.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se Bujar Pantina duke tentuar të shmangë arrestimin nga Policia, ka kërcyer nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital.