Nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës është bastisur sot objekti i të ashtuquajturit Autoritet i Përkohshëm i Komunës së Pejës, që ndodhet në fshatin Gorazhdevc të Pejës.
Nga kjo ndërtesë, në të cilën ushtrohej veprimtari ilegale, është hequr flamuri i Republikës së Serbisë.
Ndërkohë për këtë aksion kanë raportuar edhe mediat lokale serbe.