I është konfiskuar telefoni ish-komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.
Konfiskimin e telefonit e ka konfirmuar Andin Kryeziu, djali i Vllaznim Kryeziut. Ai ka thënë se telefonat u janë kontrolluar edhe familjareve të tjerë, ndërsa ish-komandantit i është konfiskuar.
Sipas tij, personat që kanë qëndruar në banesën e babait të tij, kanë qenë të Zyrës së Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë.
Sipas Andin Kryeziu për RTKLive, babai i tij, ish-komandant i Brigadës 122, nuk ka qenë i intervistuar me herët nga Gjykata Sepciale.
Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës me seli në Hagë, ende nuk është deklaruar për këtë rast.