KRYETARI I DEGËS, SOKOL BASHOTA, TAKOI KRYETARËT E NËNDEGËVE TË PDK-së NË KLINË
Klinë, 19. 05. 2019
Në një takim urimi për zgjedhjen e tyre kryetarë të nëndegëve, kryetari i Degës, z. Sokol Bashota, ftoi kryetarët e nëndegëve që të rrisin aktivitetin partiak, takimet me elektoratin dhe angazhimin në evidentimin e shkeljeve dhe keqpërdorimëve të shumëta nga pushtetarët aktual në Klinë.
“ Kemi qenë të sigurt, gjë që edhe e kemi thënë vazhdimisht, se ky koalicion i gjerë qeverisës nuk do të arrij që të kontribuoj në të mirë të qytetarëve të Klinës përveq se për interesa të ngushta klanore. Kjo gjë po shihet dhe qytetarëve të Klinës po i rëndon në kurrizin.” –theksoi kryetari Bashota mes të tjerash., duke vazhduar me thirrjen që të jemi unik dhe pregatitemi që në zgjedhjet e ardhshme mos të na befasoi asnjë lloj koalicioni, çfarëdo qoftë ai.
Ishte ky takimi i parë i z. Bashota, pas zgjedhjes së tij kryetar i Degës së PDK-së në Klinë. Ai zgjodhi të i takoi së pari këto struktura të Degës pasiqë pesha e organizimit dhe e sukësesit të Degës varet nga nëndegët dhe udhëheqësit e tyre.