“Në nderim të librit për fëmijë”.
Me datë 04.05.2022, duke filluar nga ora 12:00, në ambientet e qendrës së kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë do të paraqitet Ekspozita “Në nderim të librit për fëmijë”, ekspozitë kjo e krijuar nga autorë suedezë dhe e paraqitur në shumë vende të botës. Përmes Ambasadës së Suedisë, e njëjta do të paraqitet në gjuhën shqipe edhe në komunën e Klinës.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e leximit, të promovojë letërsinë e fëmijëve në Kosovë, si dhe të shënojë fillimin e bashkëpunimit me aktorë kyç siç janë zyrtarët e komunës, biblioteka publike, shkollat, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.
Pas paraqitjes së ekspozitës do të zhvillohet një Panel diskutimi në lidhje me rëndësinë e leximit te fëmijët dhe mundësinë se si të kontribuojmë në përparimin dhe qëndrueshmërinë e lexueshmërisë në komunën e Klinës.
Gjithashtu, po në të njëjtën ditë, do të zhvillohen edhe aktivitete paralele me fëmijë.
ENGLISH ⬇️
Join us in this lovely culture event 📕📘😍
“A Tribute to Children’s Books”
On 04.05.2022, starting at 12:00, in the premises of the cultural center “Jehona e Dukagjinit” in Klina will be presented the Exhibition “A Tribute to Children’s Books” an exhibition created by Swedish children’s books authors and illustrators presented in many parts of the world. Through the Embassy of Sweden, the same will be presented in Albanian in the municipality of Klina.
The purpose of this activity is to contribute to raising awareness of the importance of reading, to promote children’s literature in Kosovo, and to mark the beginning of cooperation with key stakeholders such as municipal officials, public libraries, schools, teachers, students and parents. .
After the exhibition, a panel discussion will be held on the importance of reading to and with children and the possibility of contributing to the progress and sustainability of readability in the municipality of Klina.
Also, on the same day, parallel activities with children will take place.