Djemtë e Isni Kilajt kanë treguar se janë bashkuar në rrugëtim me Fatmir Limajn në proceset politike.
Në njoftim thuhet se familja Kilaj gjithmonë është rreshtuar krah atyre që janë për jetësimin e idealeve të çlirimtarëve.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i anëtarit të kryesisë së PDK-së në Malishevë, Ruzhdi Kryeziu.
Ai ka publikuar retrospektivën e titujve të mediave ku familja Limaj dhe Kilaj kishin gjuhë shumë të ashpër ndaj njëri tjetrit.