Bashkimi Evropian dhuron donacion pajisje gjinekologjike në rajonin e Dukagjinit

 
Sot, pajisje të reja për mbrojtjen e shëndetit riprodhues u prezantuan dhe u dorëzuan zyrtarisht në rajonin e Duakgjinit. Këto pajisje u dhuruan për qendrat shëndetësore të Spitalit Rajonal të Pejës dhe Gjakovës si dhe për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familajre në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan në kuadër të projektit CARES, i cili po zbatohet në Kosovë nga ECMI Kosova i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit të bashkëpunimit Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020. Vlera totale e pajisjeve të blera është 45,676.90 EUR, shumë kjo e cila përbëhet nga dy pajisje ultratinguj, kolposkopë, CTG, sterilizues dhe grupe instrumentesh dhe kimikate për provat PAPA.

Drejtorët e qendrave të shëndetit me fjalët e tyre në këtë rast, falenderuan ECMI Kosovën dhe Bashkimin Evropian për këto pajisje por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në të kaluarën. Ata theksuan se këto qendra që nga themelimi i tyre kanë shënuar shumë suksese, dhe se gjithmonë janë në shërbim të qytetarit.  Për më tepër, përfaqësuesit e qendrave të shëndetit u shprehën se janë shumë të kënaqur me këtë donacion dhe se pajisjet të cilat i kanë pranuar nuk i kanë pasur.

Ndërsa, përfaqësues nga ECMI Kosova thanë se për përzgjedhjen e qendrave fituese janë mbajtur takime të shumta me drejtorët dhe gjinekologët e këtij rajoni për të parë nga afër se cilat ishin nevojat e secilës qendër.

Në përurimin e këtyre pajisjeve poashtu u tha që tash e tutje secila qendër do të ketë mundësinë të kryejë kontrolla të detajuara gjinekologjike dhe poashtu përfituesit më të mëdhenjë të këtij donacioni janë vajzat e reja dhe gratë në këtë rajon.

Poashtu, u tha që këto qendra kanë akoma nevojë për mbështjetje sidomos nga niveli qëndrorë për përmirësimin e kushteve, qasjes dhe infrastrukturës mjekësore në sektorin e e shëndetit riprodhues.

ECMI Kosova një organizatë jo-qeveritare në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues” bëri shpërndarjen  dhe përurimi i disa pajisjeve gjinekologjike për rajonin e Dukagjinit