Kandidati i PDK-së për deputet, Bashkim Mustafa, së bashku me kandidatët Sala Jashari dhe Përparim Gruda, kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e Skenderajt.
Mustafa theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në proceset politike dhe vlerësoi energjinë dhe idetë e tyre kreative.
“Me energjinë e tyre pozitive dhe me idetë kreative, na japin motiv shtesë në rrugën drejt fitores sonë,” ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Takimi është pjesë e mobilizimit të PDK-së në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.